calendar

 

Fatos Kongoli

Biography

Fatos Kongoli (Albania, 1944) studied mathematics in Tirana and China and worked as a mathematics teacher for two years. He was in at the birth of the Albanian democratic movement but soon gave up his political career to work as a writer and translator. From 1972 he published books regularly, but it was only in 1991, after the fall of communism, that he had his breakthrough with I humburi (The Loser). In this book he gives a voice to many Albanians who, after the fall of communism, fled to the West but then returned disillusioned. Kongoli has won several prizes, including the Albanian national prize for literature. Together with Ismail Kadare he is considered one of the most important representatives of Albanian literature.

Fatos Kongoli will be staying at Villa Hellebosch in the framework of the HALMA network. This network provides several European literary actors with a forum for encounters, with the aim of encouraging co-operation and exchanges of experience.


Brief bibliography

Kufoma (Tirana, 1994), Dragoi i fildishtë (Tirana, 1999), e qenit (Tirana, 2003).

Top

Authors' text

Nje mjedis mikprites i magjishem


Tani qe po shkruaj keto radhe ndodhem ne ishullin Sylt,ne veri te Gjermanise.Miq te mi,kur u thashe se do te shkoja ne Sylt per nje muaj,deri nga fundi i dhjetorit te ketij viti,me paralajmeruan te merrja me vete rroba te trasha dimerore:ne ishull bente shume ftohte,frynte ere dhe binte shi.Deri me sot,fillimi i muajit dhjetor,nuk ka bere aq ftohte,s`ka patur erera te forta dhe ka rene pak shi.Ndoshta efekt i ngrohjes globale.Po ndoshta per fatin tim.

I kam te gjitha arsyet te ndihem i perkedhelur nga fati kete vit.Mbi te gjitha,perfundova romanin tim te ri.Daten e perfundimit e mbaj mend mire jo vetem sepse qysh atehere ka kaluar vetem nje muaj e gjysme.E mbaj mend mire sepse ndodhesha ne Belgjike,ne nje nga residencat Passa Porta,ne Villa Hellebosch,ne rrethinat e Brukselit.Sapo kisha shenuar vendin dhe daten e perfundimit te librit,20 tetor 2008,kur per rastesi,ne studion ku punoja,u futen Alexandra dhe Anne.Per ata qe nuk kane qene ne Villa Hellebosch,pra nuk e dine kush jane keto dy zonja,shenoj se Alexandra,skulptore,nje grua energjike,eshte pergjegjesja e Residences.Anne,kujdestarja dhe kuzhinerja,qe pergatiste ca darka te mrekullueshme.

Ne te vertete nuk e kisha menduar se mund ta mbaroja romanin tim te ri ne Belgjike.Kisha filluar ta shkruaja ne Shqiperi nga gjysma e dyte e vitit 2007,me nderprerje te shumta.Ne fillim te vitit 2008 u gjenda,se bashku me bashkeshorten,per dy muaj(janar-shkurt) ne nje residence per shkrimtare ne Viene,i ftuar nga Kultur Kontakt i Austrise.Ne keto kushte,i shkeputur nga cdo ngacmim i jashtem,munda te shkruaja nje pjese te rendesishme te romanit dhe formova bindjen se do te mund ta coja deri ne fund.Lajmi i akordimit te dy bursave per vitin 2008 nga ana e LCB(Literarische Coloquium Berlin),me erdhi pikerisht kur gjendesha ne Viene dhe,midis residencave qe m´u propozuan,zgjodha Brukselin dhe Syltin.Tashme,me keto dy mundesi te reja per te punuar qetesisht,nuk e vija me ne dyshim se do ta perfundoja librin e ri,me gjase nga fundi i vitit,kur te gjendesha ne Sylt.Mirepo ndryshe nga parashikimi,e perfundova ne Belgjike.

Ne Villa Hellebosch mberrita me 15 shtator,naten.Vetem te nesermen ne mengjes munda te shihja ku ndodhesha.Per force zakoni gjumi me doli heret.Vesha tuta,nje bluze,kepucet sportive dhe dola jashte.Qellimi im,po te huazoj nje term qe e perdorin ushtaraket,ishte te kryeja nje rikonicion,pra te shihja vendin per te vendosur se ku mund ta beja vrapin tim te perditshem mengjesor.Pamja qe m´u shfaq ishte e mrekullueshme.Nje vile hijerende,me cati te larte,e rrethuar ne njeren ane nga nje pyll me drure shume te larte e te drejte,njeqind vjecare,sic mesova me pas.Kjo ishte ana ku shihte apartamenti im,ne katin perdhes.Nga ana tjeter shtrihej nje kopsht me molle e dardha,geshtenja e arra,livadhe mbuluar me bar,nje bimesi e dendur,e gjelber, me lloj-lloj druresh,ku kohe me kohe te dilte perpara me vrap ndonje lepur.Ne drejtimin e kundert dilje ne rrugen automobilistike,qe e pershkonte zonen duke lene anash saj shtepite e fermereve,ara te mbjella me miser ende te pakorrur,livadhe ne rrepiren e kodres.(Hellebosch,me shpjeguan,ne gjuhen flamande do te thote Pylli mbi koder).

Ate mengjes,kur u ktheva ne Vile,u njoha me dy banore te tjere,te cileve mjerisht nuk ua mbaj mend emrat,megjithese i shenova diku.Ishin dy qen,njeri i bardhe tjetri i zi,femra.Nuk i njoh qente,kam pasur dhe kam frike prej tyre.Keshtu me ndodhi edhe ate dite.Sapo me pane ata me lehen,dhe une u tremba,dhe nga vila dolen menjehere Alexandra dhe Paul-i,bashkeshorti i saj.Me thane te mos trembesha,qente ishin teper miqesore.Me pas,me te bardhin u beme miq,me lejonte ta perkedhelja.Tjetra,e zeza,ne te vertete kishte me shume frike nga une se une nga ajo,me rrinte larg.

Nje muaj e gjysme qe kalova te Villa Hellebosch do te mbetet brenda meje ne trajtat e nje qetesie te thelle,qe trazohej kohe me kohe nga zhurma e pyllit.Dhe klithmat e zogjve.Tani nuk habitem qe ne ate mjedis ku njeriu ndihet pjese e natyres,arrita ta mbaroja romanin e ri.

Ne fillim ne Vile gjeta Chengerain,poet dhe skenarist nga Zimbabwe,me banim ne Suedi.Por ky nuk qendroi gjate,rreth nje jave pas mberritjes sime u largua per ne Zvicer,ne kuadrin e nje projekti kinematografik.Ne apartamentin e lene bosh prej tij,perballe meje,u vendos nja dhjete dite me vone shkrimtarja gjermane Katia Langer-Müler.Me pas erdhi edhe shkrimtarja hollandeze Mariane Boyet.Por edhe keto nuk qendruan gjate.Katia,e botuar ne 23 vende te botes,nje nga shkrimtaret e sotme gjermane me ne ze,kishte ardhur me rastin e botimit ne gjuhen flamande te nje romani te saj.Mariane,per t`i dhene doren e fundit nje libri te ri me tregime.Te dyja u larguan ne te njejten dite dhe une mbeta perseri vetem,me mbresat e bukura qe me lane  per aq dite sa u njohem.

S´me mbetej gje tjeter vec te vazhdoja regjimin tim te perditshem.Ne oren 7:30 gjendesha jashte.Drita sapo zbardhte dhe,ne mot te kthjellet,sic qelluan ne shumicen dermuese ditet e qendrimit tim ne Vile,kisha mundesi te ndiqja lindjen e magjishme te diellit.Deri te vendi qe une e quajta "livadhi i deleve",sepse atje kishte vetem dele, shkoja me ecje te shpejte.Atje nisja vrapin,buze nje are te mbjelle me miser,prej nga here- here ngrihej me frushullime befasisht ndonje fazan.(Nje mbremje Anne me pergatiti fazan te pjekur).Kufiri i poshtem ishte nje tjeter livadh,te cilin e quajta "livadhi i kuajve",sepse atje kishte dy kuaj shume te bukur,nje i bardhe,tjetri ngjyre kafe.Pershendetesha cdo mengjes edhe me delet,edhe me kuajt.Me ndodhte te hasja nje zoteri,i cili nxirrte shetitje qenin e tij.Dhe,me pak perjashtime,te gjithe drejtuesit ose drejtueset e makinave,ne te dyja drejtimet,tek me shihnin qe vrapoja,me pershendesnin miqesisht.Pastaj pashmangshem perfundoja ne studio,me nje dritare te madhe qe shihte nga kopshti.Nga dritarja,se nga e gjenin rrugen dhe futeshin brenda nuse-lale.Por mua nuk me shqetesonin,per ne shqiptaret nusja e lales sjell fat.

U shkeputa rralle nga Vila.Nje pasdite Alexandra me ftoi dhe une vajta bashke me te ne shatone e skulptorit dhe piktorit belg Yves Rhaye,vdekur para disa vitesh,ku ekspozoheshin veprat e tij.Atje u mblodhen plot njerez qe,pasi vizituan ekspoziten ne mjediset e shatose,u perfshine ne nje diskutim rreth vepres se autorit.M´u krijua mundesia gjithashtu te shkoja dy here ne Bruksel.Me kete rast njoha Sigrid Bousset,drejtoreshe e Passa Porta,dhe Ilke Froyen,me te cilat kisha komunikuar shpesh para se te mberrija ne Vile.Poeti Franck me shoqeroi per nje dite te tere ne Bruksel,ku kisha qene dhjete vjet te shkuara.Kesaj radhe,fale Franck-ut,krijova nje ide me te qarte per Brukselin,nga i cili mbaja mend vetem Sheshin e Madh.Madje,gjate vajtjes sime te dyte atje,kur u organizua ne nje librari ne Passa Porta nje takim me mua,pas takimit,vizitova nje muze veprash arti,i shoqeruar nga Milica,nje vajze serbe teper e sjellshme dhe e bukur,me banim prej kohesh ne Bruksel.

Tani,ne Sylt,ku ende nuk kane nisur te ftohtat e medha,ererat e forta dhe shirat e shumte,gjithcka me duket trillim i fantazise.Mirepo ekziston nje fakt qe e hedh poshte kete:libri im i ri qe do te botohet se shpejti.Te cilin e perfundova atje,ne Villa Hellebosch,ne ate mjedis te magjishem mikprites.

Fatos Kongoli

Top
Villa Hellebosch
15.09.08 > 27.10.08

Bookmark and Share Back